Veliaj: Vdekja e Ardit Gjoklajt aksident i zakonshëm

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 22:57

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka anashkaluar të flasë për përgjegjësitë e bashkisë në ngjarjen ku gjeti vdekjen 17-vjeçari Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, mesditën e 7 gushtit 2016. Sipas dëshmisë së familjarëve, 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë, e lejuar  nga Bashkia e Tiranës të punojë në këtë sektor,

Për vdekjen e 17 vjeçarit Prokuroria çoi në gjyq dy persona përgjegjësin e turnit, Dëfrim Hakrama dhe fadromistin, Edmond Kollari, të cilët u akuzuan  se kanë shkelur ligjin.  Ndërkohë që hetimi për përgjegjësitë e bashkisë  së Tiranës që lidhen me kontraktimin e kompanisë “3R” dhe lejen me të cilën ajo operonte u nda më vete dhe më pas u pushua.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin Top Story u pyet përse hetimet për bashkinë u pushuan dhe Prokuroria nuk i vazhdoi ato. Përgjigje e sikletshme ajo e kryetarit të Bashkisë, kur tha se kjo çështje i takon Prokurorisë me argumentin se aksidente të tilla janë të zakonshme.

Duhet të pyesni prokurorinë. Është një pyetje shumë e mirë që duhet t’ia bëni prokurorisë. Ky është një qytet ky ndodhin çdo ditë aksidente. Në një qytet të madh këto ndodhin gjithë kohën”-deklaroi Veliaj.

Mediat kanë aluduar për blerje të Prokurorisë  nga kryebashkiaku pas një takimi që zoti Veliaj pati me Prokurorin e Tiranës Petrit Fusha.  Tre ditë më vonë pas këtij takimi në datën 27 dhjetor të vitit 2016 u mësua për dhënien e tenderit për rikonstruksionin e Sheshit “Skënderbej” firmës “Fusha” që rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Shkëlqim Fusha, i cili është njeriu i afërt i Prokurorit të Tiranës, Petrit Fusha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.