Ish-ambasadori shqiptar në OKB: Marrëdhëniet me SHBA nuk preken

Postuar në 22 Dhjetor, 2017 18:23

Zhurma e krijuar me votimin e Shqipërisë në OKB duket se po fryhet politikisht më shumë nga pesha reale e këtij qëndrimi për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Ndonëse qeveria shqiptare nuk ka qenë bindëse në argumentimin që i ka bërë votës së saj, ajo thotë se ka informuar për qëndrimin që do të mbante ndaj rezolutës për Jeruzalemin të gjitha institucionet që kanë kërkuar të kenë dijeni për këtë proces.

Ferit Hoxha, ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara edhe gjatë qeverisë Berisha i pyetur për votën e delegacionit shqiptar thotë se Shqipëria nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj për këtë çështje.

“Është absolutisht jashtë këndvështrimit tonë të shohim votimin në OKB si pro dikujt apo kundër dikujt. Ne kemi rikonfirmuar një pozicion të njohur të ditur, të deklaruar i cili është bërë publik në format nga më të ndryshmet shpesh herë edhe në punimet e OKB-së në Nju Jork”.  Hoxha mohon që qëndrim të reflekjtojë në  marrëdheniet me Shtetet e Bashkuara. “Ne nuk gjykojmë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të preken nga elementë të tillë”-theksoi ish-ambasadori shqiptar në OKB gjatë një prononcimi për Tv Klan.

http://tvklan.al/ministri-i-jashtem-bushati-per-votimin-ne-okb-nuk-ishte...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.