jeruzalemi

“Lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, si të lëvizësh frigoriferin nga dhoma e gjumit në kuzhinë”

Postuar në 10 Dhjetor, 2017 12:13

 

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, ka dhënë së fundmi një intervistë për Albanian Daily News, përmes të cilës flet edhe për vendimin e fundit të presidentit amerikan, Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet. 

Rodkin shpreh mirënjohjen e thellë për Trump, duke cilësuar vendimin e marrë si një akt kurajoz dhe të drejtë. 

“Jeruzalemi ka qenë kryeqytet i popullit hebre për 3000 vjet dhe ka qenë kryeqytet i shtetit të Izraelit për afërsisht 70 vjet. Jeruzalemi ka qenë fokusi i shpresave tona, ëndrrave dhe lutjeve tona për mijëra vjet”, shprehet ai. 

Konferenca Islamike flet edhe për Shqipërinë mbi “Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit”

Postuar në 10 Dhjetor, 2017 02:50

Vendmi i presidentit të ShBA Donald Trump dhe mandej Kongresit për të zhvendosur në Jeruzalem ambasadën amerikane në Izraal po shoqërohet me reagime globale të gjithanshme. Disa media kanë vënë në dukje se ShBA nuk është vetëm në këtë lëvizje kaq tensionuese. Sot Middle East Monitor, shkruante se Arabia Saudite dhe Egjipti janë dakordësuar paraprakisht me vendimin e ShBA, ndërkohë që në frontin e parë kundërshtues është shfaqur Turqia dhe Irani. 

Egjipti thirrje vendeve arabe: Hapni ambasadat në Jeruzalem

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 11:52

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të zhvendosur  ambasadën e ShBA në Jeruzalem, duke njohur këtë të fundit si kryeqytet të Izraelit, ka prodhuar reagimet e para praktike. 
Mohamed Al-Ghoul, zv. Kryetar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në parlamentin egjiptian, bëri thirrje që vendet arabe të bëjnë të njëjtën gjë. Pra të zhvendosin ambasadat e tyre në Palestinë po në Jeruzalem. Ai ka kërkuar që të gjitha vendet arabe të njohin me ligj shtetin palestinez dhe të hapin selitë në qytein e shenjtë. 

Kush po i blen pronat e Kishës Orthodhokse në Izrael?

Postuar në 27 Tetor, 2017 00:49

Gazeta izraelite “Haaretz” ka disa ditë që shkruan për një zhvillim që prek Kishën Orthodhokse në Jeruzalem dhe Patriarkun e saj, Theofil III.  Ai është vënë në qendër të vëmendjes për shitjen e sipërfaqeve të mëdha pronash të Kishës për një çmim shumë të ulët dhe ndaj blerësve anonimë që janë të regjistruar në parajsat fiskale.

Subscribe to RSS - jeruzalemi