Kjo ishte loja, Visho Ajazi Lika shkon ambasador i Shqipërisë në NATO

Postuar në 13 Nëntor, 2017 18:52

Pikëpyetjeve mbi dorëheqjen e papritur të Visho Ajazi Likës nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror u ka dhënë fund propozimi që qeveria ka bërë për ta emëruar atë ambasador të Shqipërisë në NATO.

Vetë ish-kreu i Shish nuk dha asnjë shpjegim për largimin nga posti që mbante prej 5 vitesh, ndërsa motivet e dorëheqjes u komentuan si vullnet personal i tij për të lënë këtë detyrë. Zyra për shtyp e kryeministrit tha përmes një reagimi zyrtar se kreu i qeverisë kishte mirëpritur dorëheqjen e kreut të SHISH dhe e kishte falenderuar për kontributin.

Ilir Meta zbuloi se një javë para dorëheqjes, i kishte konfirmuar Visho Ajazit mbështetjen për vazhdimin e detyrës, ndërsa  Lulzim Basha i pyetur nga mediat  lidhur me këtë çështje, tha se “nuk kishte informacione konkrete por sipas tij nuk përjashtonte mundësinë e presioneve politike.

Nga leximi i këtyre deklaratave kuptohet se Ilir Meta dhe Lulzim Basha më e pakta nuk kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të programuara për kreun e SHISH. Për dorëheqjen e këtij të fundit nuk pati asnjë koment të ambasadës amerikane, e cila bashkëpunon ngushtë me Shërbimin Informativ.

Kreu i shtetit refuzoi dy ditë më parë kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës për të deklasifikuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së 11 Tetorit të vitit të kaluar ku SHISH kishte raportuar për situatën e drogës dhe kanabisit në vend. Ishte pikërisht ky intstiutucion që informoi më së shumti Prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese në vend për problemet e kanabisit dhe trafiqeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.