Rama: Rrëshqitëm në gabime, por luftën do ta fitojmë

Postuar në 18 Tetor, 2017 18:22

Kryeministri vijon të komentojë nga rrjetet sociale situatën politike ku ndodhet vendi pas përgjimeve të dosjes Habilaj dhe zhvillimeve politike që lidhen me krijimin e Frontit të Ri opozitar, PD-LSI. Një parashtrim i gjatë që merret me më shumë me aspektin moral të opozitës në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit, dhe pak me përgjgjësitë që ai ka personalisht për këtë situatë.

"Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë. Por, ndryshe nga këta të Frontit të Çadrës së Vjetër, ne marrim përgjegjēsi për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni" -shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale.

Rama thotë më tej në reagimin e tij se çështja e kanabisit në Shqipëri është mbyllur përfundimisht dhe se qeveria është bashkë me partnerët stretegjikë në këtë luftë, diçka për të cilën ka dyshime po të kihet parasysh që dosja me përgjimet për Tahirin ka ekzistuar, por vetëm tani u bë publike.

“Për aq kohë sa jemi në vijën e parë të luftës, kemi marrë parasysh edhe plagët, por edhe baltën, që sjell kjo betejë aspak e lehtë. Por ama ne nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë krimin dhe kriminelët deri në fund, për Shqipërinë që duam”- e mbyll postimin e tij kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.