Turqia e Rusia afrohen me Serbinë

Postuar në 08 Tetor, 2017 11:41

Rusia e Turqia kordinojnë lëvizjet për të forcuar lidhjet me Serbinë. Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin raportohet se pati një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku ka vlerësuar se Serbia nuk është në një situata të thjeshtë.
Ai theksoi se rrethanat ndërkombëtare janë të atilla që Serbia nuk është në pozitë të thjeshtë, por është i bindur se “populli serb, si gjithmonë përgjatë historisë, do të tregojë karakterin e tij dhe nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç do të tejkalojë të gjitha problemet”, theksohet në njoftimin e Kabinetit të presidentit të Serbisë.

“Jam i sigurtë se nën udhëheqjen tuaj, Serbia dhe populli serb do të shkojë përpara”, tha Putin. Vuçiçi dhe Putini janë dakorduar për të caktuar një takim me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit të dy shteteve.

Ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Serbinë nga data 9 deri në 11 tetor, ku do të takohet dhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç. Qëllimi bazë i vizitës është përmirësimi i lidhjeve dypalëshe mes dy vendeve.

Sipas një deklarate me shkrim nga zyra për shtyp e presidencës turke, Erdogan do të shkojë në Serbi pas vizitës së tij në Ukrainë dhe do të mbajë takime bilaterale ku do të nënshkruajë marrëveshje të ndryshme. Forumi i Biznesit Turqi-Serbi do të mbahet gjithashtu gjatë vizitës së presidentit. Ambasadori serb në Turqi, Danilo Vuçetiç më parë tha se vizita e Erdoganit do të synonte mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe për këtë arsye ai do të shoqërohej nga një grup biznesmenësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.