Modeli Veliaj në Bashkinë e Kamzës: S’ka pushime për Xhelal Mziun

Postuar në 03 Gusht, 2017 17:39

Bashkia e Kamzës ka shpërndarë të enjten një njoftim me titullin: Kamëz, s’ka pushime për Xhelal Mziun, vazhdon në krye të punëve, inspekton punimet në infrastrukturën rrugore. Më tej thuhet se “pas inspektimeve në rrugën “Elez Isufi” në lagjen nr. 1 Bathore, një rrugë me të gjitha standardet, kryebashkiaku Mziu ka vijuar turin e inspektimeve në të tjera investime të Bashkisë, që vijojnë të realizohen ditë pas dite, edhe pse është sezon veror dhe temperatura maksimale”.

Një model përkushtimi i ngjashëm me atë të kryebashkiakut Veliaj, ndonëse regjia dhe personazhet janë ne buxhet me të vogël. Në aspektin e lidershipit, kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu sfidon me këtë paragraf “Janë më shumë se 50 projekte konkurruese që do të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e infrastrukturës urbane të qytetit. Ashtu si edhe vitet e kaluara, Bashkia Kamëz, duke u mbështetur vetëm në të ardhurat e veta, po realizon investime publike në infrastrukturën rrugore dhe në infrastrukturën nëntokësore në të gjitha lagjet e qytetit”.

Asgjë më pak se ccfarë ndodh me kryebashkiakun Veliaj në Tiranë përvecc faktit se  Xhelal Mziu, ka inspektuar edhe punimet që po kryhen në rrugën “Migjeni”, e cila ndodhet në lagjen nr. 5 në Kamëz, rrugë e cila përbën një nyje të rëndësishme, sepse bën lidhjen e bulevardit “Berisha” me rrugën “Besëlidhja” që kalon në Bathore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.