Ambasada amerikane: Ankimimi i vettingut, përpjekje e re për të mbrojtur korrupsionin në drejtësi

Postuar në 12 Qershor, 2017 20:58

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sot përmes një deklarate të posaçme kundër përpjekjeve ankimuese për vettingun, iniciuar së fundmi nga pjesë të gjyqësorit.

Ambasada e SHBA mbështet deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend.  Ata kanë të drejtë kur thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara, por populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar.  Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm. Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Qëndrimi konfirmon angazhimin amerikan për reformën si dhe paralajmëron se arrestimet dhe pastrimet në gjyqësor dhe prokurori me gjasë do të kenë firmën e SHBA-së, për t’i lënë qeverisë pastrimin e administratës, çështje kryesore e fushatës elektorale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.