Mirënjohja e kryeministrit: Ilir Meta më ka ndihmuar siç ndihmoj unë Lali Erin

Postuar në 04 Qershor, 2017 22:27

Gjatë një interviste në emisionin “Fakt” në “syri.net”, kryeministri i ka njohur kundërshtarit kryesor të vet në politikë, Ilir Metës, meritën se dikur e ka ndihmuar në punën e tij si kryebashkiak.

E kam thënë dhe e përsëris dhe nuk do ta mohoj, që ka qenë person kyç në atë që kam bërë, si lali Eri sot, që nëse nuk do të kishte mbështetjen time do ta kishte shumë herë ë të vështirë të bënte atë që bën, për faktin e thjeshtë që kryeqyteti dhe qeveria duhet të jenë në sinkron, dhe jo se është punë personash”, tha Rama.  Lidhur me zhvillimet e së shkuarës, kryeministri ka bërë një pohim që nuk konfirmohet nga historia e ngjarjeve politike.

Unë e kam dashur koalicionin me LSI-në si një projekt strategjik të të gjithë spektrit të majtë, dhe si një program i rëndësishëm kombëtar për reformat që janë bërë. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë se koalicioni ka funksionuar për të bërë reforma që nuk janë bërë në 20 e kusur vite pavarësisht se LSI çuditërisht nuk merr asnjë pjesë të meritës, pavarësisht asaj që të gjithë ta që kanë punuar për këto reforma duhet të jenë krenarë”, tha ai duke shmangur këtu faktin se në 2009-ën u konsumua një përpjekje për asgjësimin e partive të vogla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.