Ebrahim Raisi - supozime se mund të jetë pasues i Ajatollah Khameneit

Postuar në 15 Maj, 2017 09:10

“Rand Corporation” i ka lënë hapësirë këto ditë një paralajmërimi për diçka të pazakontë që mund të ndodhë në politikën iraniane. Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, mund të mos fitojë dot një mandat të dytë, duke thyer një traditë që vijon pa ndërprerje që nga viti 1981. Sipas shkrimit Rouhani ka disa arritje jo të vogla në mandatin e tij: gjatë presidencës së tij u realizua Plani i Përbashkët i Veprimit për marrëveshjen bërthamore që reduktoi shanset për një luftë me SHBA, po kështu u hoqën disa prej sanksioneve më të rënda, ndërkohë që prodhimi për eksport i naftës u rrit dhe inflacioni ra. Por këto nuk mjaftojnë. Prioritet është axhenda e establishmentit në zemër të të cilit qëndron mjedisi i Gardës Revolucionare.

Njeriu që po lëviz drejt majës, të paktën sipas raportimeve në fjalë, është Ebrahim Raisi, që ka nën mbikëqyrje xhamin e imam Rizait dhe është anëtar i Asamblesë së Ekspertëve. Raisi ka qenë edhe Prokuror i Përgjithshëm , klerik i mesëm dhe kandidon në garë si pasojë e votimeve nga Forcat e Frontit Popullor të Revolucionit Islamik. Raisi nuk është figurë popullore në Iran, por duhet thënë se në përgjithësi politikat e Rouhanit nuk kanë sjellë ende ndikim në jetën e qytetarëve. Për më tepër në lojë është besnikëria ndaj establishmentit. Ndonëse është i përfshirë në ekzekutimin në masë të mijëra të burgosurve politikë në vitin 1988, ai qëndron në listën kryesore të Gardës Revolucionare në kushtet kur nga SHBA ka nisur ashpërsimi i gjuhës ndaj Teheranit. Për autorin e shkrimit fitorja e tij për president do të hapte rrugën për zëvendësimin e Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili është lideri I dytë pas Khomeinit. Kjo çështje ka nisur të diskutohet hapur në Iran, pasi deri më sot ka qenë thuajse tabu. Mbetet supozim i pastër nëse Raisi mund të  marrë frenat e pushtetit të epërm, pasi edhe për standardin e Republikës fetare iraniane, Raisi me shkeljet e të drejtave të njeriut, vjen në kundërthënie të plotë me karakterin e titullit Lider Suprem. https://www.rand.org/blog/2017/05/could-irans-rouhani-lose.html?adbsc=so...55708608675

Po kështu zgjedhja e Khameneit u bë me ndërmjetësimin e ish-presidentit Iranian, Rafsanjani, ndarë nga jeta pak muaj më parë, vetë ai një themelues i Republikës.

Ka një kapërcim të madh mes Khomeinit, Khameneit dhe Raisit, që njihet vetëm nga CV-ja e aktiviteteve të veta e që duket është i linjës së ashpër. Shumë më tepër madje sesa populisti Ahmedinexhad.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.