"Ka interesa për të krijuar përplasje në Shqipëri"

Postuar në 12 Maj, 2017 08:49

Ilir Meta, president i zgjedhur, ka dhënë dje një intervistë për emisionin “Top-Story”. Një nga pikat me interes është komenti i tij mbi qëndrimin e PD-së dhe refuzimin e saj të paketës së McAllister. Duke e cilësuar një propozim shumë të mirë dhe që asnjë opozitë nuk e ka përfituar më parë, Meta ka shprehur habinë për qëndrimin e PD-së, duke nënkuptuar se ka axhenda që kërkojnë pëplasje në Shqipëri.

Të them të drejtën, jo vetëm çështja aktuale që unë e kam të vështirë të jap përcaktim të qartë, por edhe zhvillimet para reformës në drejtësi, por ka interesa për të çuar para apo për të penguar një reformë, por më duket sikur ka interesa për të krijuar përplasje në Shqipëri. A vjen kjo nga mosoerientimi i ne politikanëve shqipëtar, a vjen kjo nga ndikime të tjera të cilat mund të kenë agjenda të tjera në Shqipëri apo në rajon? Por e kam si ndjesi. Dhe ndjesitë nuk më gabojnë. Por në fund përgjegjësia është e të gjithëve ne. PD-ja duhet ti kishte dhënë zgjidhje kësaj situate. Ky është një proces, i paparishikueshëm që do ti krijojë dëme më afatgjate vendit

tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.