Opozita synon të rrëzojë 18 qershorin në Kolegj

Postuar në 10 Maj, 2017 18:11

Paralelisht me akzionin e rrugës, opozita është kujdesur që të luftojë edhe brenda sistemit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 18 Qershorit. Kjo ka qenë dhe arsyeja e regjistrimit në zgjedhje të Partisë Agrare Ambientaliste, përmes së cilës është ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimi i KQZ për pranimin e listave të kandidatëve deri në datën 29 Prill.

Në kërkesë-padinë e dorëzuar në gjykatë nga PAA thuhet se regjistrimi i kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së është bërë përtej afatit të përcaktuar në kodin elektoral që sipas opozitës ishte data 28 prill.  Sipas  duke numëruar mbrapsht nga 18 qershori që është data e mbajtjes së zgjedhjeve  mënyra e përllogaritjes së afateve  përcaktohet qartë në kodin zgjedhor dhe atë të procedurës administrative.

Fakti që KQZ-ja i pranoi listat në datën 29 prill është cilësuar shkelje edhe nga tre anëtarët e propozuar nga opozita në këtë institucion, të cilët e kanë lexuar Kodin Zgjedhor në të njëjtin mënyrë, kur I referohen afateve ligjore për regjistrimin e listave shumëemërore.

Nëse Kolegji do të pranojë padinë e PAA-së për të rrëzuar vendimarrjen e KQZ-së atëherë kjo e fundit do të duhet të njoftojë Presidentin e Republikës që asnjë subjekt elektoral nuk arriti të paraqesë listat brenda afatit ligjor dhe më pas i takon kreut të shtetit të dekretojë një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.