Xhafa shfryn policinë e Sajmir Tahirit

Postuar në 08 Maj, 2017 22:57

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa pranon për herë të parë publikisht se policia u gjet e papërgatitur për të parashikuar shpërndarjen e mbjelljes së kanabisit në gjithë vendin pas goditjes së Lazaratit. Sipas tij, kjo periudhë përkoi me rritjen e çmimit të kanabisit në Europë dhe hyrjen e një fare me cikël të shpejtje mbjelljeje dhe prodhimi që shkaktoi përhapjen e fenomenit në gjithë vendin.

“Euforia e gjeti të papërgatitur policinë e shtetit dhe nga një parcelë u shpërnda në parcela të vogla, Në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë”- deklaroi Xhafa në Top Story. Ministri po ashtu pranoi se një pjesë e ndryshimeve të policisë është e lidhur me nevojën e luftës kundër kanabisit, pasi struktura vendore të policisë kanë qenë të përfshira në këtë aktivitet kriminal.

Segmente të policisë ose janë paguar për heshtjen e tyre ose knë qenë pjesë e grupeve kriminale. Drejtuesit e policive vendore kanë heshtur për këtë gjë”-theksoi ministri. Xhafa premtoi se kanabisi ishte një shqetësim që i ishte përcjellë nga ndërkombëtarët dhe sfida e tij është që ta heqë Shqipërinë nga harta e vendeve të kultivimit të drogës.

Ai tha se nuk ka asnjë lidhje midis ndryshimeve të bërë midis strukturave të policisë së shtetit dhe përpjekjeve për të gjetur konsensus për zgjedhjet në Shqipërinë. Sipas tij, i vetmi pikëtakim ishte propozimi për krijimin e një Task Force për monitorimin e zgjedhjeve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.