Zaev: Ishte tentativë për vrasje me paramendim

Postuar në 28 Prill, 2017 15:12

Zoran Zaev dhe përfaqësues të partisë së tij kanë dalë sot në një konferencë për shtyp, ku binte në sy manikota në fytyrën e disa prej tyre. Zaev deklaroi se ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë, mbrëmjen e datës 27 prill, ishte tentativë vrasjeje me paramendim. Sipas tij zv.ministri i Brendshëm, Mitko Çakov duhet të japë dorëheqje, ndërkohë që Agim Nuhiu, ministër i Brendshëm, është larguar. Policia u pa qartë të bashkëpunonte me huliganët-protestues që kapërcyen gardhin e parlamentit dhe ushtruan dhunë.

“Ju bëj thirrje të qëndroni të qetë. Në rrugën e drejt jemi. Në zgjedhje shumica jemi përcaktuar për zgjedhje. Është bërë hapi i parë, është e rëndë për shkak se kemi punë me njerëz të pamatur, por jemi bashkë të gjithë, qytetarët BE, SHBA, NATO, të gjithë, tek ne e shohim motorin e stabilitetit e vendit dhe rajonit”, tha ai.
http://www.alsat-m.tv/zaev-me-lot-paraqitet-ne-konferencen-e-pare-per-sh...

Nga ana e tij, kreu i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, ka dënuar aktet e dhunës duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore. Gruevski nuk ka harruar të cilësojë se populli është i irrituar, ndërkohë që Presidenti i vendit Ivanov thirri sot një tryezë. Ditë më parë ish-kryeministri Gruevski propozoi zgjedhje të reja, por zgjedhja dje e Talat Xhaferit në krye të Parlamentit, dëshmon se ata që qëndrojnë pas Zaev dhe shqiptarëve, janë të vendosur të marrin pushtetin.

Për t’u shënuar është fshehja e Ali Ahmetit, i cili këto dy ditë nuk është parë të jetë shumë protagonist në zhvillime që qartazi po eklipsojnë heroin e prishjes së Jugosllavisë, siç e quajti veten javë më parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.