Berisha del në skenë: Do japim jetën për Revolucionin Demokratik

Postuar në 27 Prill, 2017 12:38

Pas vendimit të opozitës për të ngritur Shtabin e Mosbindjes Civile, njeriu që dyshohet se qëndron pas radikalizimit të aksionit të opozitës, ka ashpërsuar gjuhën dhe kërcënimet për kryeministrin Rama. Në një fjalim nga çadra, që pritet të përfundojë misionin në 7 Maj, ditë kur aksioni i opozitës do të zhvendoset në Kavajë, Sali Berisha ka folur për përplasje që mund të çojë edhe në jetë të humbura nga opozita, për hir të votës së lirë siç thotë ai. 
“Mos guxo të bësh hapa drejt zgjedhjeve sepse do kesh fundit fatal që meriton. Mos mendo se mund të përfaqësosh votën e qytetarëve. Jetën janë të vendosur ta japin, por votën jo. Mjerë ti po vazhdove në këtë rrugë. I keni orët e numëruara, do ikni nga Shqipëria me fustane grash si Gramoz Ruçi në ’96-ën. Të jesh i bindur që ata që ke përreth dhe nuk të lejojnë ty të japësh dorëheqjen, nuk kanë asnjë hall tjetër vetëm milionat që kanë vjedhur bashkë me ty. Nuk kanë asnjë dashuri tjetër, përveçse mundësisë për të vjedhur më shumë. Ata do tia mbathin, midis tyre edhe me rroba grash siç bëri Gramoz Ruçi në 1996. Tani nuk është 1996, por Revolucioni Demokratik, i cili do tu krehë me rradhë. Paralajmërimi së fundmi është ky, mos imagjino se do shkosh në zgjedhje duke u përvetësuar votën shqiptarëve. Mjerë ti po vazhdove në këtë rrugë”, – paralajmëroi prerë Berisha në mbyllje të fjalës së tij.
Një ditë më parë nga Korça kryeministri tha se Partia Socialiste do tregohet e duruar për të mos e çuar vendin në përplasje dhe se kërcënimet që vijnë nga çadra janë punë frikacakësh dhe kalamajsh. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.