Ndërmjetësimi europian, pa zgjidhje. Rama del komod nga negociatat

Postuar në 25 Prill, 2017 20:23

Nga raundi i parë i negociatave me ndërmjetësit europianë  David McAllister dhe Knut Fleckenstein duket se ka dalë i kënaqur vetëm kryeministri Rama. Në thelb drafti i propozuar prej misionit përputhje me disa qëndrime të qeverisë, çka ka e ka bërë edhe me komod pjesëmarrjen e Ramës në këtë takim.

Kështu sipas Top Channel dokumenti një faqe e gjysmë format, që ka hartuar misioni i OSBE, SHBA dhe BE dhe që i është paraqitur palëve, ka 5 çështje kryesore që lidhen me standardet e zgjedhjeve. Një nga pikat që negociatorët propozojnë është ndryshimi i KQZ-së. Ata rekomandojnë që kreu i këtij institucioni t’i jepet opozitës.

Në këtë pikë kryeministri duket se nuk ka patur asnjë vështirësi në negociata pasi ka deklaruar edhe më parë në parlament se ishte i gatshëm që KQZ-në t’ia jepte opozitës.  Pika tjetër ka të bëjë me shitblerjen e votës, që çon në ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal.

Një pikë tjetër ka të bëjë me ndryshimin e policisë. Kjo është një pikë delikate që është propozuar nga misionet ndërkombëtare si bazë për dialog. Lëvizje të caktuara në polici mund të bëhen për të rifituar besimin e opozitës se policia nuk do të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe do të luftojë trafikun e drogës.

Ndërsa sipas PD, dokumenti nuk përmban qeverinë teknike dhe një dokument do të ishte bazë për dialog vetëm nëse ka brenda kërkesën e opozitës për qeverinë teknike dhe mandatin e saj. Sipas PD-së, kërkesa për qeverinë teknike dhe mandatin e saj mbetet e pandryshueshme. Takimet mes dy ndërmjetësuesve europianë dhe palëve janë mbajtur veç e veç dhe në përfundim asnjëri prej tyre nuk ka komenuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.