Erdogan pohon një të vërtetë: BE është një bashkim Kristian. Ndaj nuk hyjmë dot prej 54 vjetësh

Postuar në 03 Prill, 2017 12:35

Presidenti i Turqisë Reccep tayyip Erdogan ka deklaruar një të vërtetë të madhe gjatë një mitingu në Ankara, kur ka thënë se vendi i tij nuk ka qenë në gjendje të hyjë në BE për 54 vjet vetëm pse është me shumicë myslimane.

E dini pse Turqia nuk ka qenë në gjendje të hyjë në BE për 54 vjet? Arsyeja është absolutisht e qartë: BE-ja është një bashkim kristian”, tha ai. Përveçse një akt më shumë në krizën mes Turqisë dhe BE-së për shkak të përpljasjes me Gjermaninë, deklarata në fjalë pohon një të vërtetë të madhe të cilën pjesërisht e kanë hequr në kurriz edhe qytetarët shqiptarë. Të fundit që përfituan lëvizjen e lirë në Ballkan, më të kontrolluarit, përherë të dyshuar dhe përherë të mbajtur larg BE-së. Kuptohet edhe për fajin e politikës sonë. Por kur sheh favorizimet për Serbinë, apo së fundmi për Malin e Zi, është e qartë se lobimi Kristian në BE është i fuqishëm dhe është aktivizuar së fundmi edhe më. Është po ashtu e qartë se anëtarësimi i një vendi me 70 milionë myslimanë në BE do të përbënte sfidë gjepolitike për një zonë si Europa Perëndimore ku janë gjeneruar ideologjitë më çnjerezore dhe janë konsumuar krimet me monstruoze që mund të ketë njohur historia e njeriut.

Comments

Submitted by Pema (not verified) on

Sigurisht. Ska fare lidhje fakti qe Erdogan esht praktikisht diktator.
Njerezit (perfshire dhe ne) e kan gjithmon me te lehte te fajsojn te tjeret per problemet e veta.

Submitted by bima (not verified) on

a si mundet nje shtet si bullgaria ose rumania qe kane nivel korrupsioni te papare e sigurim shteti te dobet menjehere te futen ne BE e turqia qe eshte dhjete here me e pasur per 50 vjet nuk e kane lene te futet. Prandaj as Shqiperia kurre nuk do't futet ne BE, po kur do behet Brexit e Swexit do hapet pak DE (deshtimi evropian).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.