Detaje nga takimi i euroskeptikut Nigel Farage me pornostaren në avion

Postuar në 03 Prill, 2017 13:26

Dalin detaje kompromentuese rreth historisë së euroskeptikut Nigel Farage me pornostaren Valerie Fox. Ata u takuan në 22 Mars gjatë një fluturimi me avion nga Shtetet e Bashkuara në Londër. Duke folur për këtë takim, ish-udhëheqësi euroskeptik i Partisë së Pavarësisë për Mbretërinë e Bashkuar tha për revistën “People” se “Ajo ishte shumë e bukur dhe unë thjesht e shoqërova për në shtëpi. Kjo është e gjitha. Nuk ndodhi asgjë. "

Por 30 vjeçarja pretendon se mes tyre ka patur diçka më shumë. "Unë nuk dëshiroja të dilte asgjë në publik.  Nuk kam nevojë dhe as dua publicitet, nuk kam asnjë arsye për të gënjyer. Nigel e dinte se unë isha një modele e famshme, mendova se nuk ishte e nevojshme për t’i thënë se nuk bëj më pornografi”

Valerie nuk ndalet me kaq por rrëfen edhe ato që ndodhën gjatë fluturimit. “Ishim eksituar të dy dhe ajo që ndodhi nuk ishte vetëm një puthje. Tualeti ishte pranë nesh. Në një moment dikush doli dhe i thashë nëse mund të na kontrollonin nëse hynim...? Ai vazhdimisht më bënte komplimente për trupin. Më thoshte se kam linja të mahnitshme. Ishte e qartë se kishte tërheqje mes nesh. Çfarë ndodhi në avion e dëshironim të dyja palët”- rrëfen Valery.

“Kur më shoqëroi për në banesë më ndihmoi me valixhen time. Me puthi dhe i vuri duart rreth trupit tim. Jeni shumë e dobët. Kujdesuni për trupin tuaj. Para largimit më dha numrin e telefonit për t’u takuar për darkë. Tani ju jeni prioriteti im më tha”-shton më tej pornostarja 30 vjeçare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.