Ndryshimet në qeveri, PDIU hidhet në veprim

Postuar në 12 Mars, 2017 10:00

Në ditë pasi në media qarkulloi lajmi për largime dhe ndryshime në qeveri, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka lëshuar disa mesazhe se ai kërkon një post ministror. Gjatë një takimi me struktura rinore të kësaj partie në Dibër, Idrizi citohet të jetë shprehur se marrëveshja e bashkëqeverisjes me shumicën aktuale është zbatuar në masën 1%. Idrizi ka shtuar se për këtë PDIU mban përgjegjësinë e vet para elektoratit, duke nënvizuar se PDIU përfaqëson interesin kombëtar. 

Kjo ndërhyrje vjen pas disa të tillave nga Idrizi këto kohë, i cili duket se ka një armik të madh te personi i Ilir Metës, njeriu që mban në këmbë koalicionin. Kryeministri ka qenë i paqartë në veprime për lëshimet ndaj PDIU-së, ndërkohë që përjashtimi i kësaj force nga pushteti për një kohë të gjatë mund të reflektojë erozion elektoral. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.