Trump nuk lejon disa media në konferencën për shtyp

Postuar në 24 Shkurt, 2017 22:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka përshkallëzuar konfliktin me mediat. Shtëpia e Bardhë bllokoi këtë të premte disa nga mediat më të rëndësishme amerikane dhe ndërkombëtare nga deklarata e zakonshme për shtyp e zëdhënësit të qeverisë amerikane. Mes mediave që nuk u lejuan në sallë  është gjiganti CNN. Të tjera media prestigjoze që ishin pjesë e censurës nga Shtëpia e Bardhë janë Nju Jork Tajms, LA Times, Politico apo edhe media ndërkombëtare si britaniket BBC apo Daily Mail.

Nju Jork Tajms reagoi duke thënë se ky është një vendim i paprecedent i presidentit në të gjithë historinë e medias amerikane. Kritika të forta erdhën edhe nga organizatat për mbrojtjen e shtypit të lirë. Media të të tjera të rëndësishme, si Associated Press dhe TIME Magazine, që u thirrën në deklaratën për shtyp, e bojkotuan atë në shenjë proteste ndaj Shtëpisë së Bardhë.Më herët gjatë ditës presidenti Tramp sulmoi për të disatën herë mediat, duke i quajtur “Armiku i Popullit”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.