"Pesë gjëra të zgjidhen nga protesta, behreqaves"

Postuar në 14 Shkurt, 2017 10:20

-Do bëjnë protestë këta. Kushedi çfarë mund të ndodhë!

-Mos e vri mendjen! Kështu është me radhë. Në demokraci opozita proteston. Dje protestonin ata, sot protestojnë këta. Kështu është kjo punë. Sikur 5 gjëra të zgjidhen për shkak të protestës, behreqaves për ne.

Bisedë mes dy grave në një bar në Tiranë.

PS: Ka analistë, me vetull të ngritur a me mendje të hollë që hedhin fallin e një tragjedie, apo që shohin dramën e dështimit të PD-së në protestën e 18 shkurtit. Në fakt, interesi publik e do që protesta të nxitet përherë, kuptohet në emër të interesit të përgjithshëm, por edhe sepse sa më e tonifikuar të jetë ajo, aq më e përgjegjshme bëhet qeveria. Le të kthehemi pas në kohë e të shohim sesi po këta analistë i frynin me zell protestave të opozitës së djeshme, në të cilat shikonin pishtarin e lirisë, të demokracisë etj.. PD-ja nuk është parti jashtë ligjit. Ky meraku se mos ajo bën vetëvrasje ka brenda sa frikën, aq edhe shejtanllëkun për të çorientuar njerëzit, duke i trembur të mos dalin në protestë. Sot që flasim, protesta është pronë e të gjithëve, pse një qeveri e dështuar është e keqe e përgjithshme. Dhuna që këta analistë parashikojnë është pronë e atyre që mund të kenë axhenda të caktuara, por fakt është se opozitarizmi e tejkalon sot shumë PD-në. Ndaj analizave u duhet bërë analiza.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.