Rusia: Po manipulohet vota fituese për dyshen Gruevski – Ahmeti. Ballkani rrezikon të destabilizohet

Postuar në 03 Shkurt, 2017 11:04

Ministria e Jashtme e Federatës Ruse ka dalë dje me një deklaratë të posaçme mbi zhvillimet në Maqedoni. Sipas kësaj ministrie konstatohet një përkeqësim i situatës në Maqedoni ndërkohë që duket se zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit, të imponuara nga “bombat e Zaevit” nuk kanë dhënë zgjidhjen e premtur. Në këtë kuadër Kremlini paralajmëron se ndërhyrja e huaj mund të çojë në shpërthimin e situatës në Maqedoni, por edhe në Ballkan.

Duket se forcat politike në Maqedoni i janë nënshtruar ndikimeve të vrazhda të huaja nën sllogane pseudo-demokratike. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është likujdimi i politikanëve maqedonas që nuk i përshtaten Perëndimit dhe riformatimi i qeverisë në kundërshtim me votën e qytetarëve që ishte në favor të kolaicionit të udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti. Është veçanërisht alarmuese që politikanë që përfaqësojnë një komunitet etnik kanë fuqinë për të vendosur bazuar në ultimatume të nxitura nga forca të jashtme, çka bllokon përfaqësimin e komuniteteve të tjera etnike në koalicionin e ardhshëm qeverisës në një vend multietnik dhe multifetar. Manipulimet e paturpshme makiavelike të vullnetit të votuesve mund të çojnë në shpërthimin e situtaës në Maqedoni dhe në prishjen e stabilitetit të brihstë në të gjithë Ballkanin”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

http://www.mid.ru/en/foreign_policy/news/-/asset_publisher/cKNonkJE02Bw/...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.