Veliaj merr firmën e Ramës për ndërtimin e një lanfdilli me djegie në Tiranë

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 12:59

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, ditën e mërkurë më 7 dhjetor qeveria vendosi për “Miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë “Integrated Energy B.V.”për dhënien me koncesion për ndërtim landfilli e inceneratori dhe rehabilitim të venddepozitimeve ekzistuese, Tiranë”.

Në këtë koncesion, përveç ndërtim landfilli dhe përpunim të mbetjeve, parashikohet edhe ngritja e një Inceratori, ose një impianti ku do të digjen plehrat. Konçesionari i ri është kompaninë italo-shqiptare, të krijuar së fundmi nga bashkia e Tiranës fillimisht vetëm për menaxhimin dhe përpunimin e plehrave. Me këtë vendim kjo kompani pavarësisht se zyrtarisht nuk është shpallur fituese, merr paradhënie një bonus prej 8% të pikëve, duke u diferencuar nga çdo subjekt tjetër, që mund të jetë i interesuar të konkurrojë.

Syri.net hedh dyshime  se kompania që ka marrë bonuse në VKM-në e fundit të qeverisë Rama, “Integrated Technology Service”, ka administrator dhe ortak të vetëm Klodian Zoton, i cili bashkëpunon me shoqërinë italiane që  fitoi tenderin publik për përpunimin e plehrave në landfillin e Manzës në Durrës dhe atë në Fier dhe së bëhet fjalë përtë njëjtin rrjet përpunimi të plehrave, mbas të cilit fshihen interesa të lidhura me kryeministrin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.