Denoncimi i RD-së: Projekti i sheshit "Skënderbej ndryshon sërish. Pas parkimit shtohet edhe një qendër tregëtare

Postuar në 26 Nëntor, 2016 15:03

Projekti i sheshit “Skënderbej” do të ndryshojë sërish. Pas parkimit që iu shtua projektit fillestar, e që u njoftua me disa foto nga kryeministri Edi Rama në Facebook, duket se poshtë qendrës së Tiranës do të ngrihet edhe një qendër tregëtare. Të paktën kështu njofton gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, sipas së cilës qendra tregëtare është ndërhyrje e vetë kryeministrit në projekt.

Projekti i hartuar për sheshin kaloi nëpër një seri aferash të dyshimta. Studioja  belge 51N4E, e cila ishte e njëjta që ka projektuar dhe shtëpinë e Kryeministrit... Në përmbledhjen që ka bërë vetë studioja, në asnjë rresht nuk flitet për parkim nëntokësor, prej gati 95 metrash katrorë, qendër për shitjen e zarzavateve siç ka shpjeguar kryeministri, qendër tregtare e të tjera si këto. Në projektin e hartuar, flitet për shtrime me gurë dekorativë që do merren në zona të ndryshme të vendit, për rikonstruksionin e shkallëve të pallatit e të tjera si këto, por në asnjë rast nuk flitet për ndërtim të një parkingu nëntokësor. Devijimi nga projekti i paraqitur dhe i miratuar fillimisht, në KRT dhe më pas dhe në KRRTRSH është shkelje e hapur e ligjit për Urbanistikën”, shkruan “RD”.

Më tej akoma, ndonëse firma e sipërcituar sheh të ndryshohet projekti, ajo nuk reafon. Sipas gazetës në fjalë, kjo fimrë ka fituar edhe tenderin e mbikëqyrjes edhe pse oferta e saj ishte shumë pranë fondit limit.

http://www.rd.al/2016/11/ndryshimi-sheshi-skenderbej-me-qender-tregtare/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.