qendra tregetare

Premtoi terminal autobuzësh, nisi ndërtimin e një qendre tregëtare

Postuar në 10 Shkurt, 2019 12:26

Më 21 shtator 2018, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në Twitter njoftoi për ndërtimin e një terminali autobusësh në hyrje të qytetit të Tiranës.

“Jemi gati për ‘Tirana West Terminal’. Javën tjetër nisim Terminalin e Autobusëve interurbanë në zonën perëndimore të qytetit që zgjidh përfundimisht hyrje-daljet në Tiranë dhe lidhjen multimodale me bus/biçi/taxi në pjesën tjetër të qytetit!”, shkruante kryebashkiaku në Twitter.

Denoncimi i RD-së: Projekti i sheshit "Skënderbej ndryshon sërish. Pas parkimit shtohet edhe një qendër tregëtare

Postuar në 26 Nëntor, 2016 15:03

Projekti i sheshit “Skënderbej” do të ndryshojë sërish. Pas parkimit që iu shtua projektit fillestar, e që u njoftua me disa foto nga kryeministri Edi Rama në Facebook, duket se poshtë qendrës së Tiranës do të ngrihet edhe një qendër tregëtare. Të paktën kështu njofton gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, sipas së cilës qendra tregëtare është ndërhyrje e vetë kryeministrit në projekt.

2 800 m2 më shumë për qendrën tregëtare në stadiumin e ri në Tiranë

Postuar në 08 Gusht, 2016 13:27

Partia Demokratike ka denoncuar sot një ndërhyrje të re në projektin e stadiumit të ri në Tiranë, ku përmes një vendimi, shtohen edhe 2800 m2 në funksion të qendrës tregëtare.

Subscribe to RSS - qendra tregetare