Reagon kreu i opozitës greke, Mitsotakis: Shqipëria, shqetësim real në rajon

Postuar në 23 Nëntor, 2016 12:37

"Shqipëria është një tjetër shqetësim i madh real në rajon". Me këto fjalë i është drejtuar grupit parlamentar të Demokracisë së Re, kreu i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis. Sipas tij, tre çështje që kanë të bëjnë me politikë e jashtme po e vënë Greqinë në një pozitë të vështirë në raport me interesat kombëtare. Duke iu referuar deklaratave të fundit të kryeministrit Rama ai akuzoi qeverinë Tsipras për strategjinë që po ndjek lidhur me çështje të politikës së jashtme. "Është e papranueshme të shtoni një tjetër shqetësim të madh në rajon. Shqipëria ka vënë në tryezë të gjitha çështjet"-theksoi Mitsotakis.

Kreu i opozitës greke iu referua edhe deklaratave të presidentit Erdogan që sipas tij mohojnë bazën ndërkombëtare konvencionale për Traktatin e Lozanës. "Në një mjedis të tillë, Greqia është e margjinalizuar, qeveria nuk ka strategji të qartë kombëtare. Në çështjet e financave ne nuk jemi pjesë e ndonjë zgjidhjeje, komuniteti ndërkombëtar po përballet me ne me dhembshuri dhe keqardhje, por kjo nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur interesat tona. Takimi në Berlin i Gjermanisë, Francës, Holandës, Spanjës dhe Italisë tregon se të tjerë duan të vendosin për ne, pa ne"- deklaroi kreu i Demokracisë së Re.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.