Tirana, jo në axhendën e Hahn. Të premten viziton Prishtinën

Postuar në 08 Nëntor, 2016 22:18

Qeveria pret të mërkurën opinionin e Komisionit Europian për ecurinë e reformave dhe një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit pas dritës jeshile nga Parlamenti Europian.

Siç edhe është theksuar Shqipërisë do t’i hapet paradhoma e BE-së, por me disa kushte që kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, zgjedhjet e lira e të ndershme, zbatimin e shpejtë të reformës në drejtësi si dhe përmbushjen e të tjera detyrimeve në kuadër të 5 prioriteteve kyçe të vendosura nga Bashkimi Europian. Pati zëra se të mërkurën në Tiranë do të ishte i pranishëm Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn dhe se në mënyrë të befasishme ai ndëpreu vizitën.

Respublica kontaktoi me kabinetin e komisionerit Hahn në Bruksel dhe mësoi se Tirana nuk ka qenë në axhendën e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian, i cili të premten do të vizitojë Prishtinën ashtu siç dhe ishte parashikuar.

Hahn ka qenë në qendër të vëmendjes pas përgjigjes ndaj eurodeputetes greke lidhur me tendencat irredentiste të shfaqura në Tiranë nga përfaqësues të PDIU-së, ku përmendi se ndër çështjet në diskutim për zgjidhje mes palës shqiptare dhe asaj greke është edhe çështja çame. Vetë Komisioneri nuk ka bërë asnjë koment pas kësa deklarate, e cila u kontestua ashpër nga Athina zyrtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.