Kërcënimi rus, Perëndimi përgjigjet me forcën më të madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë

Postuar në 27 Tetor, 2016 12:22

Me njësinë ushtarake më të madhe të ndërtuar ndonjëherë në Evropën Lindore që prej Luftës së Ftohtë, një forcë e blinduar, që përfshin 800 trupa britanike do të vendosen në Estoni vitin e ardhshëm, për t’u përballur me agresionin që kërcënon Rusia.

Lëvizjet janë të përcaktuara dhe menduara që të ndalojnë Moskën të shtrijë tentakulat e saj në Evropën Lindore siç ajo ka bërë me Krimenë dhe Ukrainën, shkruajnë mediat britanike.

Zgjerimi ushtarak i Rusisë në kufirin e Evropës ka sjellë reagimin e Perëndimit që po instalon forcën më të madhe ushtarake në rajon që nga koha e Luftës së Ftohtë. Britania i ka bërë gati trupat, tanket dhe aeroplanët që do të vendosen në Estoni për të penguar agresionin rus, ndërsa forcat në Mbretërinë e Bashkuar dhe ato rumune do të bashkohen në një batalion në Poloni.

"Si pjesë e forcës më të madhe ushtarake në Evropën Lindore, avionët RAF gjithashtu do të dërgohen për të patrulluar hapësirën ajrore rumune për herë të parë që prej Luftës së Ftohtë. Kjo vjen pasi Rusia zbuloi fotot e raketave bërthamore të saj më të mëdhatë e para ndonjëherë, e cila është e aftë për të fshirë gjithë Mbretërinë e Bashkuar", shkruan Daily Mail.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.