Kufizim numrit të deputetëve biznesmenë

Postuar në 14 Tetor, 2016 11:22

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sot me një propozim të ri që prek raportet parlamentare. Ai ka propozuar kufizimin e numrit të deputetëve biznesmenë, që sipas tij ndikojnë dhe bëjnë presion mbi partitë.

“Ne do ta kemi në konsideratë kufizimin e biznesmenëve në parlament. Ky është një problem në cilësinë e Parlamentit dhe kjo është e dukshme. Nuk ndihmon as cilësinë e ligjbërjes, nuk ndihmon as rritjen e kontrollit të Kuvendit mbi Qeverinë, por shpesh ndikon mbi presionet që i bëhen Qeverisë dhe forcave politike për interesa të ngushta”, tha Meta gjatë një tryeze të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Propozimi aludon drejtpërdrejt për PS-në, por nuk është e qartë sesi do të rregullohet kjo me ligj.

http://www.panorama.com.al/numri-i-deputeteve-drejt-kufizimit-meta-propo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.