Kokëdhima nis bisedimin me popullin socialist. Në fushatë kundër pushtetit të Edi Ramës

Postuar në 08 Shtator, 2016 10:38

Koço Kokëdhima, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe mentori i Edi Ramës për një kohë të gjatë, duket se është hedhur në fushatë për të zhbërë atë që ndërtoi vetë. Për të zhbërë pushtetin personal të Edi Ramës, për të rifomatuar marrëdhënien me pushtetin, për të mbjellë te anëtarësia e PS-së se ka diçka që quhet PS përtej emrit të kryetarit.

Që nga Vlora, Kokëdhima bëri opozitarin e Edi Ramës duke vënë gishtin në ato fenomene që i mohonte deri më dje:

“Unë do të insistoj për ta zhvilluar dhe për ta bashkuar të majtën e Shqipërisë. E majta në Shqipëri i ka të gjitha kushtet dhe të gjithë luksin të planifikojë qeverisje dhe zhvillim afatgjatë të vendit. Nëse ne bashkojmë dhe modernizojmë të majtën mund t’ia dalim të mos i shndërrojmë institucionet e shtetit si tani, në inkubatorë votash përmes punësimeve partiake e jashtë kërkesave profesionale. PS-ja ka detyrimin që t’u japë mundësi qytetarëve që të luajnë rol për fatin e tyre, t’u japë mundësi qytetarëve dhe anëtarëve të thjeshtë të PS-së që të marrin pjesë në politikëbërje dhe në qeverisje. Asnjë punë nuk ndreqim dot në qoftë se do presim nga Zoti, n.q.s. nuk e bëjmë si duhet përfshirjen e qytetarëve dhe të anëtarësisë së gjerë të partisë në vendimmarrjen substanciale politike. Nuk i zhdukim dot varfërinë, krimin dhe korrupsionin, mërzitjen e mungesën e shpresës, pasigurinë dhe prapambetjen e gjithanëshme, padrejtësitë e pabarazinë ekstreme, nuk i zhdukim dot sekserët e emërimeve, koncesioneve, kullotave, hipotekave, sekserët e ALUIZNI-t apo ata të provimeve në shkolla, sekserët e gjykatave, sekserët e ajrit dhe të shpirtit në qoftë se nuk merr pjesë gjerësisht në politikëbërje dhe në qeverisje anëtarësia e thjeshtë e partisë ”-u shpreh Kokëdhima.

Ai ka kërkuar që edhe caktimi i deputetëve në lista të mos jetë e drejtë ekskluzive e kryetarit, duke “harruar” ndoshta sesi ishte po ai që imponoi rikandidimin e Erjon Braçes të cilin Edi Rama në vitin 2013 e flaku.

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

E dine mire keta biznesmenet e pazarxhinjte e cdo gjeje qe vetem duke bere si i majte mund te nxjerresh dicka! Realiteti eshte qe e majta ka mbi 2/3 e mbeshtetjes popullore dhe kete nuk e nderron asgje! Por njerezit, mire e dine qe 2K mbeshteti Bashen ne 2011 ne ate farse elektorale dhe kaloi me PD edhe pas vitit 2005 kur Saliu erdhi ne pushtet! Pra, KK, 2K ose Koco Kokedhima eshte pragmatist dhe nuk i qendron asgjeje pervec interesave te grupit te tij! Po keshtu edhe te tjere si BB, 2B apo Ben Blushi ...etj,etj! Kot e kane! Ky milet nuk e tradheton Edi Ramen, gjithsesi!

Submitted by Kapllan (not verified) on

Asllano, e morem vesh qe je nga ata qe i ben fresk Edvinit. Po e kuptuam or burre. A merr noi lek te pakten. Poshte Sali Berisha.

Submitted by Asllan (not verified) on

Ty Kapllan qe te bejne kaq pershtypje keto mesazhe po te them qe une shpreh ate qe shprehin 65%-70% e shqiptareve me votat e tyre! Edhe keto nuk marrin ndonje lek nga Edi por mbeshtetjen e japin per te gjithsesi! Mendoni se 65-70% e shqiptareve jane naive, idiote, .. etj etj..?! Keshtu eshte realiteti dhe ketij popull nuk shoh arsye se duhet ti vihemi kunder! Nqs Edi nuk do ishte ashtu sic po e paraqes atehere ai do pesonte ndonje disfate elektorale! Por po ndodh krejt e kunderta! Kjo tregon se autoriteti i tij eshte absolut dhe kushdo qe i del kunder duhet te kontrolloje mire logjiken e tij! Do terhiqem nga keto mesazhe nqs PD fiton te pakten Dibren (se Shqiperine nuk e fiton kurrsesi)! Gjithsesi mendoj qe probabiliteti per kete eshte pothuaj 0!

Submitted by Kapllan (not verified) on

O Lloni, ti qenke zedhenes direkt i 65%-70% te shqiptareve? Une nuk e di nga e nxjerr ti kete lloj shifre, po ta thoshte Zaloshnja, mbeshtetur ne ndonje nga ato sondazhet e veta edhe po e pranonim. Ata studentet qe protestonin sot me gjithe prinderit e tyre ku i fut ti te 65%? Ata 40 % te shqiptareve qe marrin buke me lista ku i fut ti o Lloni? Po ata 35% te shqiptareve qe duan te ikin nga syte kembet si me qene arabe ne lufte, ku i fut ti o Lloni. Po ata 62% te shqiptareve qe jane pa pune? Llono shif se te eshte prishur kalkulatiçja.

Sa per Dibren, Partia e Shukriut edhe mund t'i fitoje zgjedhjet, po te shofim pak kur te vije Qershori i 2017s atehere do ta shofim se me duket edhe me votat qe do te marri Mesila Doda nuk ka per ta bere dot qeverine Palluqja qe te paguan rrogen ty.

Si eshte puna qe ke Respublika te paguajne vetem ty per komente, se shof ke DITA dhe ke TEMA te mysin ata te Zyres tende.

Submitted by Dhjaku i fahatit (not verified) on

Edi Rama po e le te pjerdhi e te haje mut gjithe diten e gjithe naten, shokun Koqo Kokeshurra, hajdut e kryehajdut, qe ka filluar vjedhjen i pari ne shqiperi bashke me Hajdin Sejdine.
Rama po zbaton teorite kineze te te pjerdhurit e te ngrenit mut te kundershtareve brenda stnit te vet, dhe mandej, me nje levizje spektakolare, me nje zorre uji me presion te forte, do te laje shurren dhe te dhjerat e Koqo Kokeshurres.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.