Sokol Dervishaj zëvendëson Haxhinaston. Kryeministri shpërblen edhe PDIU-në

Postuar në 02 Shtator, 2016 12:53

Dorëheqja e Edmond Haxhinastos dhe zëvendësimi i tij me Sokol Dervishajn jepet tshmë si informacion i konfirmuar. Për momenti ministrat e PS-së nuk lëvizin dhe duket se edhe kjo qeveri po shkon në vazhdën e asaj të mëparëshme. Edhe Sali Berisha nuk e kishte zakon të ndryshonte ministrat e tij, ndërkohë që marrëveshjet me aleatët e rinj i pagëzonte me oferta bujare postesh të ndryshme. Të kujtojmë këtu se Nard Ndoka hyri në koalicion me postin e majmë të ministrit të Shëndetësisë.

Sot Edi Rama operon thuajse njësoj, por është më dorështrënguar. Përveç se ka pranuar dorëheqjen e Haxhinastos, Rama ka hapur derën edhe për një post për PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Drejtoria e Arkivave do drejtohet tani e tutje nga Ardit Bido, një zyrtar i PDIU-së që nuk dihet nëse ka ndonjë përvojë në këtë drejtim. Oferta me Arkivën është krejt pa logjikë politike, por më tepër një plotësim i detyrimit për t’i dhënë diçka aleatit të ri. Ditë më parë gazeta “Shekulli” njoftonte për lëvizje në nivel drejtorie në Sarandë, ku PDIU-ja vinte dorë në Port, aty ku ka patur përherë domenin e vet. Afrimi i zgjedhjeve e ka kthyer kryeministrin drejt angazhimit për të afruar me shpërblime partnerë që deri më dje i mbante me llafe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.