arkiva
Shtetit shqiptar i vidhet vula historike
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pranoi sot “zhdukjen” e një vule plumbi mbi 400-vjeçare, e cila i takon vitit 1640 që ndodhej bashkëlidhur me një dokument në pergamenë, për të cilin theksohet se është i paprekur. Siç raporton Panorama bëhet fjalë për fermanin e Manastirit të Kamenës. Ky institucion reagoi vetëm pas denoncimit në media.
Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit/32 milionë faqe dokumente në katër dekada
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimi mbi këto dokumente ka qenë prej vitesh një nga dilemat e mëdha me të cilat është përballur shoqëria shqiptare pas periudhës së komunizmit. Edhe pse një proces tashmë i vonuar, hapja e dosjeve duket se ka filluar të japë informacion dhe të hedhë dritë mbi vitet e diktaturës përmes ngritjes së institucionit të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Përmbytja i nxjerr benevrekët Bashkisë së Tiranës
Tirana ka një kryebashkiak që po të varë në gjoks medaljet dhe çmimet që i kanë dhënë vërdallë, mund të duket si ata veteranët sovjetikë që dikur mbushin paradat në kujtim të Luftës së Madhe Patriotike. Vetëm se lufta më e madhe e z. Veliaj është me transparencën, për të cilën çuditërisht ka marrë çmim nga ambasada suedeze.
Marques: Pa letërsinë bota do ishte e njëjtë
“Braktisa universitetin për të jetuar me gazetari dhe letërsi, pa patur nevojën për të mësuar, i udhëhequr nga një frazë që kam lexuar nga Bernard Show”. Kështu shkruante Gabriel Garcia Marquez, një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit të 20. Ai u lind në vitin 1928 në Arakataka, fshat bregdetar në Kolumbi ku u rrit nga gjyshërit e nënës.
Kryetarja e autoritetit për Dosjet: Nuk japim përherë përgjigje shteruese. Kemi mungesa në Arkivë
Arkivi i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit është ende i paplotë. Kryetarja e Komisionit të Autoritetetit të Dosjeve, Genta Sula shprehet se kjo situatë vështirëson punën e institucionit dhe, si pasojë, në disa raste përgjigja nuk ka qenë definitive. Ajo kërkon që institucionet dhe personat që kanë informacionet që parashikon ligji për autoritetin e dosjeve t’i dorëzojnë ato. Mungesa e të gjitha dokumentacioneve të mundshme, ka bërë që ky institucion në disa raste të mos jap përgjigje përfundimtare.
Këngët e Milosaos, Arkivat publikojnë dorëshkrimin origjinal të De Radës
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon sot në faqen e vet në Facebook, pjesë nga dorëshkrimet origjinale të veprës së Jeronim De Radës, konkretisht nga “Këngët e Milosaos”. Po kështu njoftohet se shteti shqiptaar e bleu arkivin e poetit të shquar arbëresh për 3 milionë lireta në vitin 1952 dhe DPA-ja publikon edhe fletën e procesverbalit. Më poshtë fotot që janë interesante:
Procesverbali i marrjes në dorëzim
Tri gafat e viteve 1985, 1993 dhe 2017 në historinë e arkivave të Shqipërisë
Autoriteti “për hapjen e dosjeve” në zbatim të ligjit të vet, i cili është në shkelje me ligjin e arkivave, ka shpalosur tashmë synimet e veta për shpërbërjen e fondeve arkivore të disa arkivave të vendit, në funksion të një sipërmarrje që kërkon energji të madhe e sjell shumë pasoja. Ky veprim, i nxituar dhe i pabazuar në asnjë praktikë arkivore, do të sjellë pasoja të rënda në rrjetin arkivor të vendit. I gjithë dokumentacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas ligjit duhet të administrohet nga Arkivi i kësaj ministrie. Ai është unik dhe i pandashëm.
3 373 dëshmorë?
Ish-shefi i Arkivës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastrio Dervishi, poston në Facebook fotokopjen e një raporti të vitit 1951, sipas të cilit autoritetet e kohës flisnin për pensione të lidhura për familje dëshmorësh, në masën 3 373. Një shifër shumë larg 28 mijëshit të njohur. Po sjellim atë që shkruan Dervishi, bashkë me foton, por duke mbetur në mendimin se për këtë çështje është mirë të flasin zyrat e shtetit.
"Raporti i vitit 1951, 3.373 dëshmorë të luftës
Hapet arkiva e Komisionit të OKB-së për krimet e LIIB. Në indekse edhe shqiptarë dhe një padi e jugosllavëve
"Wiener Library" publikon së fundmi katalogun e Krimeve të Luftës së hetuar nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara, i ngritur në një takim mbajtur në Ministrinë e Jashtme britanike më 20 tetor 1943, pra përpara se vetë OKB-ja të legalizohej si strukturë kryesore e rendit ndërkombëtar. Komisioni u krijua me përfaqësim të disa qeverive, konkretisht 17: Australia, Belgjika, Kanadaja, Çekosllovakia, Danimarka, Franca, Greqia, India, Luksemburgu, Hollanda, Zelanda e Re, India, Norvegjia, Polonia, SHBA, Britania e Madhe dhe Jugosllavia.
CIA hedh online 13 milionë faqe dokumente. UFO-t, politika dhe projekti Stargate, ndër më interesantët
Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA ka deklasifikuar 13 milionë faqe dokumente të cilat i ka vënë në dispozicion online. Vëzhgimet dhe raportimet për UFO, eksperimente nga programi Stargate, janë disa nga publikimet që kanë ardhur pas kërkesave të shumta dhe detyrimeve që rrjedhin nga liria e informacionit. Arkivi i plotë përbëhet nga 800 mijë dosje. BBC-ja raporton se një nga fragmentet më ta pazakonta është ai që ka të bëjë me projektin Stargate që trajtonte fuqitë psikike dhe perceptimet ekstrasensoriale.