dervishaj

Ligji për sigurimin e banesave do sjellë rritje çmimesh

Postuar në 09 Nëntor, 2019 18:22

Tërmetet që prekën vendin gjatë muajit shtator nxitën qeverinë të hartojë nxitimthi një ligj për sigurimin e ndërtimeve dhe banesave të qytetarëve. Ligji në fjalë detyron që ndërtuesit të mos bëjnë akt shitjeje ndaj blerësit pa garantuar edhe kontratën 10-vjecare të sigurimit. Por sipas kreut të shoqatës së ndërtuesve, Arben Dervishaj në ligj ka ende paqartësi sa i përket zbatimeve praktike të tij. 

Del gënjeshtra me fasadën e stadiumit dhe kullën e Albstar

Postuar në 22 Janar, 2019 11:32

Në Gusht të 2016 u hap një debat i madh lidhur me prishjen e stadiumit Qemal Stafa për t’i hapur rrugë projektit yë Arenës Kombëtare. Diskutimet nisën pas shembjes së fasadës monumentale të stadiumit, ku pas reagimeve të shumta qeveria me në krye zotin Rama tha se projekti i ri parashikonte ruajtjen  e fasadës. Dyshimet ishin se në mungesë të një projekti të plotë teknik për stadiumin e ri, Rama ndryshoi mendim dhe deklaroi se fasada nuk do të vendosej në muze, por do të shërbente si fasadë e stadiumi të ri.

Inaugurohet ujësjellësi në Sarandë. Inshallah vjen edhe uji!

Postuar në 07 Prill, 2017 12:33

E pabesueshmja është lajm zyrtar. Edhe pse do të duhet të happen rubinetat për ta vërtetuar. Në Sarandë është inauguruar ujësjellësi i ri që dekalrohet se zgjidh problemin e ujit të pijshëm në këtë qytet. I cili u lind, u zgjerua dhe u shkatërrua vetëm me një aspekt konsensual dhe jodiskriminues për të gjithë banorët: mungesa e ujit.

Sokol Dervishaj zëvendëson Haxhinaston. Kryeministri shpërblen edhe PDIU-në

Postuar në 02 Shtator, 2016 12:53

Dorëheqja e Edmond Haxhinastos dhe zëvendësimi i tij me Sokol Dervishajn jepet tshmë si informacion i konfirmuar. Për momenti ministrat e PS-së nuk lëvizin dhe duket se edhe kjo qeveri po shkon në vazhdën e asaj të mëparëshme. Edhe Sali Berisha nuk e kishte zakon të ndryshonte ministrat e tij, ndërkohë që marrëveshjet me aleatët e rinj i pagëzonte me oferta bujare postesh të ndryshme. Të kujtojmë këtu se Nard Ndoka hyri në koalicion me postin e majmë të ministrit të Shëndetësisë.

Subscribe to RSS - dervishaj