Rruga e Arbrit do të bëhet...Qeveria e ka marrë seriozisht

Postuar në 31 Gusht, 2016 11:40

Mazhoranca aktuale nuk ka se çfarë të ofrojë tjetër për zgjedhjet në Dibër, përveç rrugës së Arbrit. Apk premtimit për ndërtimin e saj. Muharrem Rama, kandidati i koalicionit qeverisës në Dibër, është shoqëruar në takimet në fshatin Grevë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka përsëritur premtimin me garancinë se ai ka lejëtë e qeverisë.

“Mos harroni se është një premtim prej 20 vitesh që për herë të parë konsiderohet si një projekt serioz në tryezë të qeverisë. Unë nuk kam nevojë ta përsëris por e kam me shumë dëshirë ta theksoj se kjo qeveri ka për ta bërë rrugën e Dibrës, në daç Rrugën e Arbrit, në daç rrugën nga Librazhdi”, nënvizoi Ahmetaj. Natyrisht premtime...si shumë të tjera në fushatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.