Ministria e Arsimit blen abetare për fëmijët e emigrantëve, në prag të samitit të Diasporës

Postuar në 31 Gusht, 2016 12:29

Ministria e Arsimit do të blejë 1900 abetar për fëmijët e diasporës. Gazeta “Shqip” shkruan sot se fondi i akorduar është 23 milionë lekë dhe përmes tyre do të blihen 1900 abetaret dhe 400 copë libra “Gjuha Shqipe 2” dhe 400 copë “Gjuha Shqipe 3”.

“Është hapur prokurim për 700 tekste “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare (vëllimi I)”, 700 tekste për vëllimin II dhe 700 tekste për vëllimin III”, raporton “Shqip”. Nuk dihet nëse kjo lëvizje bëhet për të plotësuar me propagandë dhe demagogji samitin e Diasporës që mbahet në vjeshtë, e kunme gjasë kryeministri do të duhet të japë disa shifra për atë çfarë qeveria bën për emigrantët shqiptarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.