diaspora

Raporti: Si po i kthen Kina me forcë ata që largohen nga vendi

Postuar në 19 Janar, 2022 15:25

Raporti i një OJQ-je spanjolle hedh dritë mbi taktikat që përdor Kina për të kthyer në atdhe qytetarët që largohen. "Safeguard Defenders", me bazë në Spanjë, evidenton në raport tre taktika të përdorura nga Pekini për këtë qëllim: arrestimin e të afërmve të të arratisurit si kërcënim, dërgimin e agjentëve jashtë shtetit për të frikësuar personin në fjalë ose për ta rrëmbyer.

Deputetja: Regjistrimin e Diasporës mos ta bëjë shteti, por KQZ!!!

Postuar në 25 Nëntor, 2019 13:12

Mediat raportojnë sot – ndoshta qëllimisht – për debatet në Komisionin Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë ku është shqyrtuar krijimi I regjistrit të Diasporës. Në komision thuhet se ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari, që ndër të tjera ka thënë:

Ministri i Diasporës në rreth të kuq

Postuar në 16 Janar, 2018 13:27

Vizita e ministrit shqiptar të Diasporës, Pandeli Majko në Ukrainë nuk kishte si të kalonte pa u vënë re, për më tepër që vetë stafi u kujdes të postonte fotografi nga kjo vizitë ku natyrisht nuk munguan tonet patriotike.

Dekori është ai që kërcet, pasi në shkollën ku mësojnë fëmijët e diasporës shqiptare në zonën e Odesës është e ekspozuar një hartë e asaj që nga disa aktorë rajonalë quhet Shqipëria e Madhe. 

“Tensionet e tanishme në Ballkan, elektorale. Nuk përjashtohet një kandidat për president nga diaspora”

Postuar në 30 Mars, 2017 10:36

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një intervistë faqes “Dialogplus”. Rama përgjigjet për disa çështje, por me interes është leximi që i bën ai situatës në rajonin e Ballkanit. Sipas kryeministrit shqiptar tensionet e tanishme nuk kanë asgjë substanciale, pasi lidhen thjesht me situata elektorale.

Data 18 "i shtohet" festave të nëntorit

Postuar në 19 Nëntor, 2016 20:13

Në Tiranë po mbahet këto dy ditë Samiti i Diasporës. Një emër që tingëllon mirë e që ndihmon në institucionalizimin e marrëdhënieve me emigracionin shqiptar, të harruar për 25 vite. Por duhet thënë se organizimi i këtij samitit është kundërshtuar nga disa drejtime, qoftë për mënyrën sesi po thirreshin njerëzit, qoftë edhe për mungesë të një programi, objektivi etj..Këto janë normale në një vend që nuk është mësuar të ketë shtetin e vet si referencë të besueshme.

Edhe Çamëria në axhendën e Nishanit në Nju Jork, falënderon SHBA për mbështetjen e kauzës

Postuar në 24 Shtator, 2016 12:55

Mes Athinës dhe Tiranës ka një klimë mosbesimi dhe po ashtu një re paqartësie lidhur me diskutimet e fundit për të cilat të dyja palët thonë se janë në rrugën e duhur. Megjithë optimizmin e ministrit Bushati për një axhendë dialogu që do të çojë në sheshin e problemeve të së shkuarës dhe së tashmes, aksioni politik i mazhorancës dhe jo vetëm projektojnë një klimë konfliktualiteti me Greqinë.

Ministria e Arsimit blen abetare për fëmijët e emigrantëve, në prag të samitit të Diasporës

Postuar në 31 Gusht, 2016 12:29

Ministria e Arsimit do të blejë 1900 abetar për fëmijët e diasporës. Gazeta “Shqip” shkruan sot se fondi i akorduar është 23 milionë lekë dhe përmes tyre do të blihen 1900 abetaret dhe 400 copë libra “Gjuha Shqipe 2” dhe 400 copë “Gjuha Shqipe 3”.

A është e mundur vota e Diasporës?

Postuar në 01 Tetor, 2015 17:48

Numri i lartë i popullsisë në diasporë, 1.400.000 shtetas [1], të ardhurat e konsiderueshme, qindra miliona euro, që ajo dërgon në vendlindje, [2], eksperienca e demokracive të zhvilluara dhe studimet e ndryshme mbi ndikimin e kësaj vote në zhvillimin demokratik në vend, shtrojnë një pyetje thelbësore « A është e mundur vota e Diasporës Shqiptare? »

Në përpjekje për t’ju përgjigjur kësaj pyetje lindin një numër pyetjesh të tjera : a është e mundur :

Subscribe to RSS - diaspora