Policia rrugore dhunon gazetaren e TemATV

Postuar në 30 Gusht, 2016 17:48

Policia Rrugore gjatë një aksioni për heqjen e makinave ma karrotrec, në zonën pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive në Tiranë, është konfliktuar me një qytetar, të cilin e kanë fyer dhe shtyrë, pasi ai kërkonte të merrte mjetin. Sipas Kodit Rrugor drejtuesit të mjetit i vendoset gjobë për parkim të gabuar, por i jepet e drejta ta largonte vetë mjetin përderisa ishte i pranishëm.

Një grup xhirimi i TemA TV ishte duke filmuar ngjarjen dhe pas kësaj, policët kanë sulmuar gazetaren, me qëllim për t’i sekuestruar pamjet. Uniformat blu kanë përdorur kërcënimin ndaj grupit të xhirimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.