Përgjegjësi edhe formale për ngjarjen në Sharrë/Erjon Veliaj cakton administratorin e landfillit

Postuar në 28 Gusht, 2016 15:59

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar sot nisjen e atij që e quajti aksion për ligjin dhe drejtësin. Nisma lidhet me ngjarjen e landfillit të Sharrës, ku humbi jetën Ardit Gjoklaj, e në të cilën PD-ja kërkon përgjegjësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Salianji ka zbuluar se Veliaj ka edhe përgjegjësi formale juridike, përpos se politike.

“Faktet e zbuluara e nxjerrin Erion Veliajn drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e Arditit në landfillin e Sharrës. Erion Veliaj garantoi punë të sigurtë e brenda legjislacionit, dhe u bëri thirrje publike qytetarëve të paraqiteshin në landfillin e tij.
Doli se aty u shfrytëzuan edhe fëmijë 10 vjec, u shfrytëzuan dhe shfrytëzohen burra e gra e të rinj, me tre turne, të pasiguruar e pa asnjë kusht teknik, ndërkohë që Veliaj dhe partneri i tij në arrati, kryetari socialist i Peqinit që mbrohet nga Edi Rama, fitojnë deri në 50 milionë lekë në ditë.
Sipas akteve që ka kaluar në Këshill Bashkiak, në aferën e tij për mbetjet në Tiranë, Veliaj vetë është i ngarkuar të caktojë administratorin e impiantit të Sharrës, pra ishte ai përgjegjës për sigurinë në punë, për zbatimin e normave të Kodit të Punës”, tha Salianji. Ai ka kërkuar që Prokuroria të hetojë dhe të mos neglizhojë zbatimin e ligjit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.