Raporte të reja ekonomike serbo-shqiptare. Unioni i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë: Krizë besimi nga biznesi gjerman. Po shkojmë drejt normalizimit

Postuar në 25 Gusht, 2016 13:14

“Deutsche Welle” i ka marrë një intervistë Arben Shkodrës, zëvendëspresident për çështjet ndërkombëtare dhe investimet e huaja në Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Shkodra është pyetur për krijimin e Dhomës së Tregëtisë Shqipëri-Serbi, për interesin reciprok të biznesit të të dyja vendve, për të cilin ai ndër të tjera ka thënë:

“Shqipëria dhe Serbia kanë një volum tregtar eksport – importi që nxjerr në pah mjaft aspekte të pashfrytëzuara. Jemi në kushtet e një volumi tregtar vjetor shkon diku te rreth 100 milionë euro në shkëmbimet mes dy vendeve tona, që do ta konsideroj shumë nën nivelin që pritet të jetë. Në një kohë që volumi mes Serbisë dhe Kosovës është te rreth 1 miliard euro. Ashtu sikundër dhe ka dispropocion në këto marrëdhënie ku pala serbe është shumë më mirë. Mjafton të themi që raporti është 80 % me 20% dhe ju e kuptoni diferencën”. Po kështu Shkodra sqaron se interesi i biznesit serb në Shqipëri qëndron në turizëm, transportin detar, industrinë metalike dhe atë agroushqimore.

Kjo është një hapje historike pas tensioneve që kanë karakterizuar marrëdhëniet mes të dyja vendeve për një kohë të gjatë. Nëse këto raporte do të kthehen në histori suksesi, me gjasë ato do të çojnë në zbutjen edhe të paragjykimeve ekzistuese.
Ndërkohë që me Serbinë po ndërtohet kjo klimë, një tjetër marrëdhënie është me palën gjermane e cila ka shprehur pakënaqësi të mëdha për klimën e biznesit në Shqipëri.
Shkodra madje flet për “normalizim të marrëdhënieve”, ndonëse shton se Shqipëria, biznesi i saj, ka zgjedhur si partnerë strategjikë Austrinë dhe Gjermaninë.
“Nëse do ta them shkurt, do shprehem që jemi në fazën e rikthimit të besimit në gjashtë muajt e fundit. Ka një histori problematike mes komuniteteve të biznesit, por prej Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Berlin dhe ato të mëpasmet ka një diagramë ngjitjeje. Duhet të kuptoni se pala gjermane ka pasur dhe ka pritmëri në realizimin e procesit të reformave thelbësore në Shqipëri si garanci për bashkëpunimin. Mes tyre është reforma në drejtësi apo të tjera të rëndësishme. Ne kemi bërë një përzgjedhje në partneritetin strategjik, ku janë dy shtete, Gjermania dhe Austria. Para disa javësh ne ishim në Gjermani, ku me koordinimin e përfaqësuesit tonë atje, Kolë Gjoka, zhvilluam dy takime të rëndësishme në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me palën gjermane: me përfaqësues të Dhomës Federale të Tregtisë dhe Industrisë dhe me sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, Hans-Joachim Fuchtel. Në dy takimet u vunë piketa në rindërtimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e biznesit, për skemat e suportit dhe të këshillimit që do të marrim nga pala gjermane. Kontaktet me sekretarin e Shtetit, Fuchtel, do të vazhdojnë dhe në ditët e fundit të tetorit në Tiranë, në një stad materializimi të projekteve të përbashkëta”, thotë Shkodra. Mjafton ky fakt për të provuar se propaganda bajate e qeverisë për kapërcim krize dhe investitorë të huaj, është ashtu siç mundet të jetë: bajate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.