Italia goditet nga tërmeti, dhjetra viktima (video, foto)

Postuar në 24 Gusht, 2016 10:18

Dhjetra viktima numërohen nga tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qëndrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth 2 km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice. Qyteti Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më. “Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi. “Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha... Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”,shprehet ai. Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia-s. Tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e Romës dhe epiqendra e tij ishte afër l’Aquila, ku një tërmet prej 5.9 shkallë të Rihterit vite më parë kishte lënë të vdekur 309 persona. Qytetet më të prekura nga ky tërmet janë Accumoli, Amatrice, Posta dheArquata del Tronto.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.