ndertesa

Kulla edhe në Beograd, por ndërtesa historike do të ruhet

Postuar në 15 Korrik, 2018 09:34

Mbyllet një kapitull i historisë së Beogradit, i cili u shkrua 134 vjet më parë. Stacioni hekurudhor kryesor pushoi së funksionuari. Vendi, rreth kësaj ndërtese imponuese do të kthehet në një "Dubai" të vogël, siç premtojnë investitorë arabë që kanë marrë përsipër rizhvillimin e bregut të djathtë të lumit Savva. 

Ndërtesa “Seferis” bëhet seli e konsullatës greke në Korçë

Postuar në 02 Prill, 2018 18:15

Selia e konsullatës greke në Korçë është bërë godina e njohur ndryshe si “Vila Seferis”. Punimet për restaurimin e ndërtesës neoklasike filluan në vitin 2017 dhe përfunduan në vitin 2018. Si në çdo qytet, ndërtesat janë një dëshmi e rrugëtimit të tyre historik,  identitetit të veçantë, social dhe kulturor. Ndërtasa e quajtur "Seferis" në Korçë manifeston pasurinë arkitektonike, por edhe rolin e elementit grek dhe ortodoks në fizionominë e qytetit.

Reuters: Si e ndihmoi Putin ish-gruan të bëhet milionere

Postuar në 20 Maj, 2017 09:40

Reuters sjell fakte që sipas saj zbulojnë se si kanë përfituar të afërmit dhe miqtë e presidentit rus, Vladimir Putin. Përveç fëmijëve të tij, "Cari" duket se ka ndihmuar ish-gruan, Lyudmila Putina, të bëhet milionere, duke i dhënë pronësinë e një ndërtesë historike në qendër të Moskës.

Italia goditet nga tërmeti, dhjetra viktima (video, foto)

Postuar në 24 Gusht, 2016 10:18

Dhjetra viktima numërohen nga tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qëndrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth 2 km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice. Qyteti Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më. “Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi. “Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha...

Pse mbahet i fshehtë projekti për sheshin “Skënderbej”? “Shekulli” shkruan se parashikohet ndërtimi i disa ndërtesave dhe një kulle

Postuar në 10 Gusht, 2016 14:55

Gazeta “Shekulli” raporton sot se projektit të sheshit “Skënderbej” do t’i shtohet edhe një kullë e lartë mes Muzeut Historik dhe hotel “Tiranës”. Sipas kësaj gaezet, projekti i plotë është përgatitur në formën e një botimi, por ai i mbahet larg publikut, a thua Tirana është pronë personale e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.

Tërmet 6.4 ballë në Taivan, të paktën 12 viktima (Video)

Postuar në 06 Shkurt, 2016 09:15

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur nga një tërmet 6.4 ballë që goditi gjatë natës Taivanin. Bilanci është ende paraprak por të plagosurit llogariten në 378 persona. Nga lëkundjet e fuqishme u rrëzuan tre ndërtesa në qytetin Tainan, ndërsa në mes të viktimave është edhe një vajzë e vogël.

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit janë përqëndruar në rrënojat e një pallati shumëkatësh banimi, ku mendohet se ka persona të bllokuar. Sipas autoriteteve lokale në këtë ndërtesë mësohet se banonin rreth 200 persona.

Subscribe to RSS - ndertesa