Vëzhgim: Komisioni i Reformës në Drejtësi vijon punën normalisht. PD-ja pushon akuzat për Fatmir Xhafën dhe vëllanë e tij

Postuar në 18 Gusht, 2016 18:07

Sot ka zhvilluar punimet Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Një çështje që duket se u “harrua” nga opozita është prezenca në të e Fatmir Xhafës, drejtues i tij dhe përfaqësues i Partisë Socialiste. Për gati një javë, PD-ja akuzoi qeverinë, kryeministrin personalisht, se po fshihnin një kërkesë ekstradimi për Agron Xhafën, të vëllanë e drejtuesit të komisionit. PD-ja dhe kryetari i saj e akuzuan Agron Xhafën për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës duke kërkuar për këtë arsye largimin e Xhafës nga komisioni. Duket se ky ka qenë vetëm një episod në betejën “për moral” nga opozita, përderisa mbeti vetëm në kuadër verbal. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.