Mbetet opsioni i rrugës

Postuar në 04 Gusht, 2016 12:03

Partia Demokratike vuri si kusht për zgjedhjet krijimin e një qeverie teknike, por piruetat e Ilir Metës duket se kanë ndalur disi entusiazmin e shfaqur nga opozita gjatë negociatave për reformën në drejtësi. Llogaritë politike megjithatë mbeten të hapura, por me gjasë Partia Demokratike do të përligj kushtin e saj me protesta popullore për si mjet presioni për të detyruar mazhorancën të krijojë një qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Këtë lë të kuptohet sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një intervistë për Panorama.

“Zgjidhja më e mirë mbetet zgjidhja politike, dhe ftesa është e hapur. Përndryshe, presioni popullor do të sjellë zgjidhjen e duhur. Mandati i një qeverie nuk është i dhënë një herë e përgjithmonë, as i fiksuar në afate kohore. Mandati i qeverisë është kontrata me popullin, dhe populli në fund vendos nëse është në fuqi apo jo. Po aq sa jemi të hapur për të arritur marrëveshje politike, dhe po e ritheksoj këtu se ftesa është në tavolinë, po aq jemi të vendosur t’i prijmë vullnetit popullor për qeverinë teknike, si zgjidhjen që garanton zgjedhje të lira e të ndershme”-thekson Ristani.  Protestat PD i ka aplikuar edhe në të shkuarën pa shumë sukses duhet thëne dhe për më tepër që kjo rrugë nuk duket të ketë konsensus brenda opozitës, ku një pjesë është për të hyrë në pushtet nga dera e Ilir Metës dhe pjesa tjetra nga rruga. Kjo e dyta duket akoma më e pamundur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.