Edhe qeveria kineze në luftë me portalet

Postuar në 26 Korrik, 2016 13:48

Gjigandët e internetit si Netease, Sina dhe Sohu morën urdhër të hënën nga qeveria kineze të ndërpresin publikmin e artikujve me përmbajtje politike dhe shoqërore që nuk kanë si burim agjencitë shtetërore të lajmeve.
Në urdhër thuhet se përfaqësuesit e së ashtuquajturës gazetari e pavarur, të cilët kanë ndikim të fortë në publik kanë shkelur rregullat dhe kanë manipuluar informacionin.
Duke iu referuar një zyrtari të Cyberspace Administration of China, gazeta Global Times që kontrollohet nga Pekini shkruan se sipas vendimit portalet mund të publikojnë artikuj për çështje politike apo shoqërore vetëm nëse bazohen në agjencitë e liçensuara nga qeveria. Sanksionet do të jenë të ashpra nëse rregullat e reja do të shkelen. Sipas Thë Gardian, masat e reja që godasin pavarësinë e mediave vijnë 5 muaj pas turit që presidenti kreu në rrjetin e televizionit shtetëror, të cilëve u kërkoi të jenë ambasadorë të qytetarëve të thjeshtë dhe parimeve të Partisë.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po Edvini c'pret, perse nuk ben nje "reforme" te tille. Ai te gjitha reformat e dobishme i mbaroi, tani s'ka me kafe pa kupon, kush nuk paguan dritat shkon ne burg, gjykatesit e korruptuar do te vazhdojne te mbeten ne gjykata, keshtuqe cfare ka mbetur per te bere tani? Nonen portaleve qe nuk i binden Qeverise, Forca Vino jemi me ty.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.