Vuçiç: Nuk përjashtoj mundësinë që qeverinë e re ta krijojë dikush tjetër

Postuar në 25 Korrik, 2016 12:19

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, ka lënë të hapur mundësinë që dikush tjetër përveç tij mund të iniciojë krijimin e qeverisë së re. “Do të përpiqem për krijimin e qeverisë së re shpejt, nëse nuk ia dal, nuk e përjashtoj mundësinë që dikush tjetër ta bëjë këtë gjë. Kemi probleme, nuk bëhet fjalë për teka. Ka disa gjëra për të cilat nuk mund të flas. Nuk dua të formoj një qeveri kundër së cilës do isha edhe vetë”, tha Vuçiç të shtunën pas një vizite në kazermat ushtarake në Pançevo.
Partia e Vuçiç mori 131 vende në Parlamentin 250 vendësh gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 24 prillit. Për krjimin e qeverisë nevojiten 126 vota.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=07&dd=25&nav_id=98704

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.