Konsensus, ose destabilitet politik. Meta: “Dorëhiqem pas miratimit të reformës. Zgjidhja është një qeveri ekspertësh”

Postuar në 17 Korrik, 2016 12:31

Ai që quhet koalicion mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se ka përfunduar dhe është inekzistent, të paktën sa i përket reformës në drejtësi. Në një dalje të nervozuar para mediave, kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar hapiur se çdo reformë e miratuar pa konsensus me opozitën, pa integritetin e nevojshëm, do të çonte Shqipërinë në një situatë të ngjashme me Maqedoninë. Ilir Meta ka akuzuar direkt kryeministrin Edi Rama ku ka deklaruar se “s'ka konsensus duke thënë se do të shkosh në burg”.  Ai ka ftuar një takim të përbashkët, pa afat, që të përfundojë vetëm kur të arrihet konsensusi, mes tij, Edi Ramës, Lulëzim Bashës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ky është rasti i parë kur LSI del hapur kundër mënyrës sesi kryeministri po administron procesin e negociatave. Po kështu është një mesazh i qartë se manovrat për të mbledhur vota më 21 korrik si zgjidhje alternative ndaj konsensusit do ta funsnin Shqipërinë, siç tha Meta, “në destabilitet politik”.

Duke konfirmuar zërat për një lëvizje politike që ridimensionon qeverinë pas datës kufi  që është 21 korriku, Ilir Meta ka propozuar edhe një qeveri të re. “Të gjithë duhet të sakrifikojmë për këtë gjë. Për t’i hequr kujtdo merakun, duke shpresuar në patriotizmin e të gjithëve, miratimi i reformës është i domosdoshëm dhe duke e parë që mosbesimi është kaq shqetësues dhe kaq i lodhshëm, jam i bindur që zgjidhja është ndërtimi i një qeverie ekspertësh. Unë jam gati të jap dorëheqjen pas miratimit të reformës”, tha ai. 

Comments

Submitted by tironc jo denbabaden (not verified) on

Po te kishte FBI-ja nje dosje te Metes per shkeljen e ligjeve amerikane, sic ka per ramen, Likja nuk do te shiste pordhe keshtu - 84 vota te mazhorancws do te ishin per reformen euro-amerikane dhe 10 vota do te gjeheshin andej-kendej.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.