Tallje e hapur, Meta: Një takim Rama-Basha mund të çojë në një zgjidhje konform rekomandimit 88

Postuar në 15 Korrik, 2016 13:03

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka dalë sot me një deklaratë për shtyp rreth mnënyrës sesi mund të arrihet kompromisi për reformën në drejtësi. “Me vullnet të mirë dhe përmes një komunikimi konstruktiv dhe pa paragjykime në çdo nivel, përfshirë dhe një takim mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Opozitës, mund të gjendet një zgjidhje në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias për të vetmen çështje që mban palët larg kompromisit, per reformen ne drejtësi”, thuhet në deklaratë.

Një tallje e hapur pasi është shumë e lexueshme se kyçin për miratimin e draftit, negociimin e tij dhe dhënien e dakordësisë, e ka Ilir Meta dhe Sali Berisha. Takimi Basha-Rama, njësoj si i pari, është një show të cilin tashmë mund t’i kursehet shqiptarëve, pa folur për faktin se kjo ofertë është një diversion i vogël për të ulur vlerën e dyshes që zyrtarisht drejton sot partitë kryesore.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Qe njeriu ne pergjithsi udhehiqet nga arsyeja kjo dihet. Po dhe qe dhe shqiptari si fakt me shume eshte udhehequr nga politika emocionale se nga arsyeja dhe kjo dihet. Po dihet qe LSI-ja pra Ilir Meta me shume se nga emocioni udhehiqet nga racionaliteti dhe kalkulimi politik; e ka bere pevoja, e ka bere mbijetesa por ky eshte fakti dhe Ilir Metes nuk i ka dale keq ne krahasim me termetet emocionale te Edi Rames e Sali Berishes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.