Këtu ka tradhëti burra!

Postuar në 04 Korrik, 2016 14:38

Pas deklaratave të kompanisë TIA se kishte njoftuar në kohë policinë për grabitjen në pistën e aeroportit, reagoi ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri që tha se policia ka bërë shumë, por duhet t bëjë më shumë për rendin dhe sigurinë . Megjithatë ai shprehet i bindur se për rastin e grabitjes së Rinasit përgjegjësia është e firmës konçesionare që menaxhon shërbimet aeroportuale të sigurisë

“Policia e Shtetit ka për detyrë vetëm ruajtjen e terminalit dhe sigurinë e udhëtarëve. Kjo është ajo që ka në ngarkim Policia e Shtetit.  Duhet të rishikohet koncesionari”-deklaroi ministri pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

I pyetur për akuzat e TIA-s, e cila tha se Policia ishte në pistë por nuk veproi, Tahiri iu kundërpërgjigj me një akuzë. “Po si ka mundësi, që askush nuk e pa makinën kur hyri brenda, por të gjithë e panë kur doli jashtë? Pra dikush ia ka hapur derën nga brenda se ajo nuk hapet vetë”. 

Kërkesa për rishikim kontrate vjen pas një problemi me sigurinë, që Ministria e Brendshme, pretendon se e ka konstatuar që disa muaj më parë. Atëherë kur qeveria ku ai bën pjesë negocionte pikërisht këtë kontratë me TIA, duke synuar heqjen e ekskluzivitetit. Meqenëse ministri dhe eprori i tij janë kaq të preokupuar për mbrojtjen e interesit publik, pse vallë nuk e përdorën raportin mbi sigurinë e munguar si mjet negociimi me TIA-n për të përfituar një kontratë më me leverdi për interesin publik? Arsyet janë fare të qarta. Sajmir Tahiri vlen sot për Edi Ramën më shumë se shumëçka. Arsyet për këtë janë të paqarta. Megjithatë qytetarët dinë të lexojnë sjelljen, pavarësisht se mungojnë arsyet konkrete, që në çdo rast po kompleksojnë dhe errësojnë edhe logjikën minimale të atyre që qeverisin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.