Lu kthehet në selinë e PD-së

Postuar në 17 Qershor, 2016 10:34

Ndonëse kritikoi Partinë Demokratike për mungesë fleksibiliteti në negociatat për reformën në drejtësi, ambasadori amerikan Donald Lu është rikthyer në selinë e opozitës për të vazhduar ndërmjetësimin. Marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe selisë së Shteteve të Bashkuara në Tiranë kanë pësuar krisje aq sa zyra për shtyp e PD-së publikoi email-e të komunikimit të saj me ekspertë të OBDAT për nenet e reformës. Ambasadori amerikan është angazhuar fort si ndërmjetësues mes palëve për miratimin e reformës në drejtësi, e cila sipas mesazheve të eurodeputetëve, duhet të kalojë pa u mbyllur ky muaj. Mirëpo, mazhoranca dhe opozita nuk bien dakord për një pikë të draftit. Opozita kërkon vende të rezervuara për institucionet e reja që lindin nga ndryshimet kushtetuese, ndërsa mazhoranca nuk lëshon pe në këtë aspekt. Pak ditë më parë ish-kryeministri Berisha deklaroi se Komisioni i Venecias është mbi ambasadorët dhe diplomatët e huaj duke nënkuptuar se Partia Demokratike nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për vendet e rezervuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.