Tungjatjeta e Bashës, a ka marrë garanci nga Ilir Meta?

Postuar në 14 Qershor, 2016 11:54

Kryeministri duket se po zihet edhe njëherë ngushtë lidhur me qëndrimin që do mbajë partia e tij për reformën në drejtësi. Kjo pasi Lulzim Basha ka theksuar edhe një herë tjetër kushtin e vetëm që ka opozita lidhur me reformën në drejtësi.
“Grupi i PD ka vendim unanim, mbështetje draftit me një kusht, rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Zbatimin e rekomandimit 88 të Venecias. Adoptim të plotë jo të pjesshëm…”, që sipas Bashës është edhe zotimi i Ramës në Bruklsel dhe Uashington.
“S’kemi asnjë kërkesë tonën, asnjë kusht tonin, por zbatimin e plotë të opinionit final të Komisionit të Venecias. Nëse pala tjetër bie dakort, jemi gati të miratojmë në parim që sot draftin kushtetues, nëse pala tjetër nuk bie dakort, tungjatjeta kur të bini dakort”, tha Basha. Në këto kushte edhe investimi i ndërkombëtarëve duket i pamjaftueshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.